Lajme
“Pranvera serbe nuk ndalet” | Qytetarët i dërguan mesazh të fuqishëm presidentit të tyre: Vuçiq ik
Demokracia
21:57 | 03 Qershor 2023

Share:

Ka përfunduar protesta e sonte, ku dhjetëra mijëra njerëz kanë ecur nëpër Beograd, dhe organizatorët e protestës kanë paralajmëruar protestë të re për javën e ardhshme.

Dhjetëra mijëra qytetarë serbë ishin mbledhur sonte para Kuvendit të Serbisë në protestën e radhës “Serbia kundër dhunës”.

Pjesëmarrësit e protestës kanë dërguar mesazhin “Vuçiq, ik” duke mbajtur edhe imazhin e tij.

Protesta e pestë “Serbia kundër dhunës” u mbajt sot para Kuvendit të Serbisë.

Pamjet kundër regjimit aktual ishin masive, të treguara nga pamjet e marra me dron nga mediumi “N1”.

Në këtë protestë folës ishin edhe figura të njohura për publikun serb.

 

 

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024