Lajme
Pranon fajësinë i akuzuari për mashtrim me grante
Demokracia
12:28 | 14 Shtator 2022

Share:

Lipjan-I akuzuari G.G. është deklaruar fajtor për vepren penale të mashtrimit.

Këtë deklarim G, e ka bërë të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ku është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari G. gjatë deklarimit të tij ka thënë se është hera e parë që ka rënë ndesh me ligjin dhe se është i penduar, duke premtuar se në të ardhmen nuk do të përsërit sjellje të tilla.

Ai ka thënë se është mbajtës i familjes pesë antarëshe, dhe gjendjes jo të mirë ekonomike, dhe e ka lutur gjykatën që t’i shqiptoj një dënim sa më të butë.

Kurse, mbrojtësi i tij avokati Isuf Gashi ka thënë se, bazuar në peshën e veprës penale dhe në dëmin e pretenduar, vlera e të cilit sipas tij, është e vogël prej 210 euro, gjithashtu edhe duke marrë parasysh gjendjen jo të mirë ekonomike të të pandehurit, i propozoj gjykatës që t’i merr si rrethana lehtësuese të gjitha të lartcekurat dhe të pandehurit t’i shqiptoj një̈ dënim të arsyeshëm.

Lidhur me pranimin fajësisë̈ nga ana e të akuzuarit G., është pajtuar edhe prokurori Arben Hoti, dhe si i tillë më pas ky pranim fajësie është aprovuar edhe nga gjykatësi Avdirrahman Gashi.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 15 shtator 2022.

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 dhjetor 2021, thuhet se, më 15 janar 2020, në interval të pacaktuar kohor, në rrugën “Tahir Sinani” përkatësisht në kafiterinë “Amo Sweet” në Lipian, i pandehuri G.G, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vetën dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve në mënyrë mashtruese, se kinse do të përfitojë një grant nga Bashkimi Evropian për t’i ndihmuar minoritetet, e mashtron duke e vënë në lajthim të dëmtuarin B.S. me arsyetimin se, kushti për të përfituar grantin, ishte se i dëmtuari duhet t’i punësojë dy pjesëtar të minoriteteve në barnatoren e tij bujqësore në Gjilan për tre muaj.

Siç thuhet në aktakuzë, nga i dëmtuari ka marrë certifikatën e biznesit të tij, vend lokacionin e veprimtarisë, letërnjoftimin kopje, xhirollogarinë̈ bankare si dhe shumën e parave prej 210 euro.

Në aktakuzë thuhet se, në fakt asnjëherë̈ nuk ka përfituar ndonjë grant, me ç’rast e ka nxitur të dëmtuarin të ndërmarrë veprime, të cilat kanë rezultuar në dëm material të pasurisë së tij.

Me këtë i pandehuri G.G, ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK-së/BetimipërDrejtësi

 

Të ngjashme