Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Serbi e ka pranuar ankesën e partisë së Ivica Daçiqit, SPS dhe koalicionit të tyre, kundër Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanovc, me çka është vendosur që në një vendvotim në Tërnovcin e Madh të përsëriten zgjedhjet për herë të dytë, transmeton Demokracia.com.
“Ankesa kishte të bënte me votimin në një vendvotim pa letërnjoftime dhe pasaporta. Ankesa nga SPS-i është bërë më 4 maj ku është kërkuar që të përsëritet për herë të dytë votimi në shkollën fillore “Muharrem Kadrija”, thekson KQZ-ja serbe.
Me këtë vendim, Shaip Kamberi si deputet i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, mbetet ende në pritje. /Demokracia.com/