Lajme
“Prandaj, now the floor is yours”| Gërvalla “pështjellë” shqip e anglisht gjatë konferencës me kryediplomatin turk
Demokracia
10:44 | 19 Qershor 2022

Share:

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka pritur sot në takim homologun e saj turk, Mevlut Cavusoglu, ku më pas, kanë mbajtur edhe një konferencë për media.

Gërvalla para gazetarëve e ka falenderuar ministrin e Jashtëm turk për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës, sidomos gjatë pandemisë, përcjell Demokracia.com.

Veç kësaj, Gërvalla ka thënë se kanë nënshkruar një marrëveshje për intensifikimin e fluturimeve mes Kosovës dhe Turqisë.

Fjalimin e saj, Gërvalla e ka mbajtur në gjuhën shqipe, por në fund, i tha edhe disa fjalë anglisht.

“Prandaj, now the floor is yours”, i ka thënë Gërvalla ministrit turk.

Ndryshe, Cavusoglu pritet që më vonë të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti./Demokracia.com/

Të ngjashme