Lajme
Pragë, del fotografia e liderëve të Komunitetit Europian të Macronit
Demokracia
15:07 | 06 Tetor 2022

Share:

Krerë shtetesh nga 44 vende të kontinentit europian janë mbledhur në Pragë për samitin e parë të Komunitetit Politik Europian.

Pas përfundimit të takimit, i cili filloi nga ora 13:00, liderët realizuan fotografinë familjare të këtij samiti.

Komunitetit Politik Europian (EPC), ideator i së cilit është presidenti francez Emmanuel Macron, ka për  qëllim nxitjen e dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Europë.

Kosovën në këtë samit po e përfaqëson presidentja Vjosa Osmani, e cila udhëtoi dje drejt Pragës me ftesë të presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala.

Ajo do të zhvillojë takime me kancelarin gjerman Olaf Scholz, si dhe presidentin Emmanuel Macron.

 

Të ngjashme