Lajme
Prag tragjedie në oqean, fundoset varka, shpëtohen të 12 personat në bord
Demokracia
08:49 | 15 Dhjetor 2023

Share:

Rreth 20 marinarë që po lundronin në Oqeanin Atlantik janë shpëtuar nga roja bregdetare dhe një anije lundrimi, pasi anija e tyre u fundos.

Sipas mediave të huaja, anija e vogël e ngarkesave ‘Two Brothers’ u mbyt rreth 30 milje në veri të Puerto Plata, Republika Dominikane.

Anija e afërt e lundrimit ‘Carnival Vista’ u nis për në vendngjarje pasi mori një sinjal alarmi emergjent. Ekuipazhi i anijes më pas zbarkoi një gomone me gjashtë persona në bord.

Të ngjashme