ShowBiz
Pozon me barkun e rrumbullakosur, Fifi: Lumturia më e madhe
Demokracia
22:23 | 15 Janar 2023

Share:

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, ka zbuluar se është në pritje të ëmbël.

Ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Ndonëse nuk ka dhënë më shumë detaje rreth shtatzënisë, artistja nga Ferizaj duket se po e shijon tejet shumë këtë periudhë.

Krijuesja e hitit “Dehur” së fundmi ka shpërndarë një fotografi në Instagram, ku ka pozuar me barkun e rrumbullakosur.

“Lumturia më e madhe…shkelmat edhe grushtet e tua bebi im”, kanë qenë fjalët e 28-vjeçares.

Lajmin se do të bëhet nënë e ka dhënë gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në RTSh.

Sidoqoftë, Fifi deri më tani nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Të ngjashme