Sport
Pozita e fundit në tabelë, Ferizaj fajin ia lë fatit
Demokracia
18:18 | 31 Tetor 2022

Share:

Ferizaj është ankuar në faqen zyrtare se fati ua ka kthyer shpinën këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra ferizajase është rikthyer këtë edicion në elitë dhe pas 14 ndeshjeve të zhvilluara pozicionohen në vendin e fundit me nëntë pikë, shkruan Demokracia.com.

“Kur fati të kthen shpinën. Ndeshja e xhiros së fundit ishte vetëm njëri nga shembujt se sa pak fat kanë pasur këtë edicion këta lojtarë. Ndeshje të shumta ku i kemi shkelur kundërshtarët me lojë e ritëm, por në fund nuk po e kemi fatin të mbyllim ndeshjet me fitore. Ne do vazhdojmë përpara, duke e ngritur nivelin e angazhimit dhe duke synuar të japim 101% nga vetja”, shkruhet një postimin e faqes zyrtare të Ferizajt.

Ferizajn në ndeshjet e para e drejtoi trajneri Arbnor Morina i cili ishte në krye të shtabit teknik edhe në Ligën e Parë. Morina para pak javësh dha dorëheqje nga posti i kryetrajnerit.

Për pasues të Morinës, Ferizaj zgjodhi trajnerin kroat, Andrej Panadiq i cili ende nuk e ka arritur fitoren e parë./Demokracia.com/

Të ngjashme