Policia në Gjakovë ka arrestuar sot tre persona pasi ditë më parë një person kishte postuar në rrjetin social “Tik-tok” një foto personale me revole në dorë.
Në njoftimin e policisë thuhet se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të ti tre të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet tre persona për armëmbajtje pa leje
Gjakovë: 06.09.2021
Ditë më parë një person kishte postuar në rrjetet sociale Tik-tok një foto personale më armë (revole) në dorë. Dhe sot më datë 06.09.2021 Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar informatë anonime lidhur më rast.
Më të pranuar informatën hetuesit e këtij Stacioni policor kanë filluar intensivishtë të mirën më rast, dhe pas një pune të shkëlqyer dhe të suksesshme operative kanë arrite identifikojnë dhe shoqërojnë personin – të dyshuarin P.L. i lindur në vitin 2000, shqiptar/kosovar dhe pas intervistimit i njëjti ka deklaruar se arma të cilën e ka postuar në rrjetin social Tik Tok i përket personit te dyshuar H.S. i lindur në vitin 1996, shqiptar/kosovar i cili po ashtu është shoqëruar në zyrat e Stacionit policor, është intervistuar dhe deklaruar se armën në fjalë para ca muaj ia kishte shitur tani dyshuarit L.T. i lindur në vitin 1980, shqiptar/kosovar.
I njëjti është shoqëruar po ashtu në Stacionin policor dhe është intervistuar.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të ti tre të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt./Demokracia.com/