Lajme
Postoi video në TikTok duke vozitur, Policia e dënon 300 euro për tejkalim të shpejtësisë
Demokracia
09:47 | 09 Korrik 2023

Share:

Policia në Viti e ka gjobitur me 300 euro dhe i ka vendosur tri pikë negative një shoferi për tejkalim të shpejtësisë.

Shoferi në fjalë e kishte fotografuar matësin e shpejtësisë dhe foton e kishte postuar në rrjetin social “Tik-Tok” ku shihet se ka tejkaluar shpejtësinë në zonë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se shoferi ishte duke vozitur 140 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 80.

Komunikata e plotë:

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës stacioni policor në Viti,  kanë identifikuar vozitësin i cili duke drejtuar automjetin e tijë, kishte fotografuar matësin e shpejtësisë  dhe foton e kishte postuar në rrjetin social “Tik-Tok” ku shihet se ka tejkaluar shpejtësinë në zonë ku  sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 80 Km/h gjersa ka tejkaluar në 140 km/h .

Me këto veprim ai  ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

Ndaj  kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind euro (300) euro, tri (3) pikë negative  dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë

 

Të ngjashme