ShowBiz
Postimet e fundit nga Loredana dhe Mozzik nxisin aludime
Demokracia
14:33 | 15 Gusht 2021

Share:

Duket sikur Loredana dhe Mozzik nuk po kalojnë periudhën më të mirë me njëri-tjetrin, ose të paktën kështu duan që njerëzit të besojnë. Në një mori postimesh në profilet e tyre në Instagram (ku meqë ra fjala, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin), duket sikur diçka nuk shkon.

Mozzik ka postuar foto me shprehje të ndryshme. Mund të jenë rastësi, ose jo. Ja çfarë shkruan:

1. Thjesht sepse të mungon dikush nuk do të thotë që ke nevojë ta kesh sërish në jetën tënde. Malli është thjesht pjesë e të vazhduarit përpara.

2. Rregulli #1 i jetës. Bëj çfarë të bën të lumtur.

3. Mos kërko për lumturinë në të njëjtin vend që e humbe.

4. Gjej dikë që është krenar të të ketë ty, i frikësuar të të humbasë, lufton për ty, të vlerëson, të respekton, kujdeset dhe të do pa kushte.

5. Mos i lë idiotët të të prishin ditën.

6. Mos harro të biesh në dashuri me veten në radhë të parë.

7. Kur jeta të vendos në situata të vështira, mos thuaj “Pse mua”, por “Më sfido”.

8. Nuk ia vlen të stresohesh për dikë. Njerëzit vijnë dhe ikin. Ec përpara dhe gjej veten. Bota është e jotja. Jeta vazhdon.

9. Në jetën time, kam jetuar, kam dashur, kam humbur, jam lënduar, kam besuar, kam bërë gabime…Por mbi të gjitha, kam mësuar.

Ok, me këto postime “motivuese Instagrami” e mbyllim me Mozzik. Loredana nga ana tjetër ka postuar një pjesë nga kënga “Let you down” (Të zhgënjeva) të reperit NF.

“Mos më fol me përçmim,
Nuk do të funksionojë tani,
Mblodha rrobat dhe ika,
Nuk dua as të shkoj në shtëpinë tënde,
Sa herë ulem në divan më duket sikur më mban fjalim,
Në fakt, vë bast që mund t’ia dilnim,
Me siguri do t’i rregullonim gjërat,
Por mendoj që jam një zhgënjim,
Por është ok”

Çifti i reperëve konfirmuan bashkimin në shkurt, ndërsa në maj rrëfyen për problemet e lidhjes në këngën “Rosenkrieg”. Gjithçka dukej mirë e bukur, por tani jo dhe aq.

Të ngjashme