Rtrs.tv shkruan se lëvizja thekson se do të vazhdojë të ngjitë postera në të gjithë Serbinë dhe Republika Srpska, në mënyrë që t’i dërgojë një mesazh të qartë Shteteve të Bashkuara se populli serb nuk do të lejojë shkatërrimin e Republikës Srpska dhe Milorad Dodik, i cili u sanksionua.
Në qendër të Beogradit janë vendosur postera në mbështetje të anëtarit serb të Presidencës së BeH-së, Milorad Dodik, me mesazhin “Serbia është me ju”. Rtrs.tv shkruan se lëvizja thekson se do të vazhdojë të ngjitë postera në të gjithë Serbinë dhe Republika Srpska, në mënyrë që t’i dërgojë një mesazh të qartë Shteteve të Bashkuara se populli serb nuk do të lejojë shkatërrimin e Republikës Srpska dhe Milorad Dodik, i cili u sanksionua.
Të mërkurën, më 5 janar, Zyra për Kontrollin e Fondeve të Huaja në Ministrinë e Financave të SHBA-së vendosi sanksione ndaj anëtarit serb të Presidencës së BiH, Milorad Dodik, për shkak të aktiviteteve dhe kërcënimeve ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial të BiH-së.