COVID-19KosovaSot:42Të gjitha:108,073|Bota 195,565,304
Prishtina 38 °C
Lajme
Post, aviatori që bëri fluturimin e parë vetëm rreth botës
Demokracia
08:11 | 22 Korrik 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Ja në çfarë ore do të paraqitet nesër Loriana K... Kosova tashmë ka fituar dy medalje të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke bërë kështu q...

Aviatori amerikan Wiley Post, më 22 korrik të vitit 1933, përmbushi fluturimin e parë vetëm rreth botës.

Fluturimi në avionin me një motor mbuloi një itinerar prej 25 mijë kilometrash dhe zgjati 7 ditë, 18 orë dhe 45 minuta.

Historiani i aero-nautikës Robert van der Linden, thotë se gjatësia e fluturimit të zotit Post nuk ishte e vetmja arritje

“Më e rëndësishmja, të paktën e parë nga këndvështrimi ynë, ishte aftësia e tij për të përdorur aparaturat në avion, veçanërisht, drejtuesin automatik, si dhe pajisjen radiofonike për orientim, e cila e ndihmonte shumë në drejtimin e avionit. Pa dyshim, përdorimi i drejtuesit automatik ia lehtësonte së tepërmi punën gjatë fluturimit”.

Wiley Post u vra në një aksident ajror në Alaskë në vitin 1935. Në këtë aksident vdiq edhe miku i tij, humoristi amerikan Will Rogers.

Të gjitha
Auto&Tech • 28 Korrik 2021