Një nga ndeshjet më interesante të mbrëmjes së sotme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar2022” luhet në Lisbon.
Portugalia dhe Serbia përmes fitores eventuale do të siguronin kalimin në Botërorin e vitit të ardhshëm, shkruan Demokracia.com.
Cristiano Ronaldo është titullar për Portugalinë ndaj serbëve.
Portugalia është në vendin e parë me 17 pikë, Serbia e dyta me po aq, vetëm se kanë goldallim më të dobët.
Ndeshja në stadiumin “Estadio do SL Benfica” fillon nga ora 20:45.
Formacionet zyrtare:
Portugalia: Rui Patricio, Fonte, Cancelo, Dias, Mendes, Sanches, Danilo, Joao Moutinho, Silva, Ronaldo, Jota
Serbia: Rajkoviq, Pavloviq, Veljkoviq, Milenkoviq,Gudelj, Kostiq, Milinkoviq-Saviq, Lukiq, Zivkoviq, Tadiq, Vlahoviq. /Demokracia.com