Sport
Portugalia fiton lehtë kundër Turqisë, siguron vendin e parë dhe kualifikimin tutje
Demokracia
19:57 | 22 Qershor 2024

Share:

Portugalia është skuadra e tretë që e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Kampionatin Europian, pas Gjermanisë dhe Spanjës.

Portugezët triumfuan 3:0 ndaj Turqisë në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve në Euro 2024.

Bernardo Silva kaloi shtetin e tij në epërsi në minutën e 21-të të ndeshjes, kurse vetëm shtatë minuta më pas Akaydin shënoi autogol për 2:0.

Cristiano Ronaldo asistoi për Bruno Fernandes në minutën e 56-të duke mos u treguar aspak egoist edhe pse pati mundësi të shënonte vet.

Ronaldo u bë lojtari me më së shumti asiste (8) në histori të Kampionateve Europiane.

Me këtë fitore, Portugalia e siguron kualifikimin në 1/8 e finales nga pozita e parë në grupin F me gjashtë pikë.

Në anën tjetër, Turqia mbetet e dyta dhe i nevojitet një fitore ose barazim ndaj Çekisë në ndeshjen e fundit për t’u kualifikuar tutje.

Të ngjashme