Sport
Portugalia e nis me fitore misionin për mbrojtjen e titullit në Evropian, shkëlqen Ronaldo
Demokracia
19:52 | 15 Qershor 2021

Share:

Kombëtarja e Portugalisë e ka nisur mjaftë mirë misionin për ta mbrojtur titullin e kampionit në Kampionatin Evropian “Euro2020”.

Portugalia shënoi fitore me rezultat të pastër 0-3 ndaj Hungarisë në “Puskas Arena” në Budapest në praninë e mbi 60 mijë spektatorëve, raporton Demokracia.com.

Dy golat që vulosën fatin e kësaj sfide të Grupit F në “Euro2020” erdhën tek në gjashtë minutat e fundit të përballjes.

Guerreiro ishte i pari që zhbllokoi shifrat në minutën e 84-të të takimit, kur realizoi në portën e portierit të disponuar për lojë, Gulacsi.

Dy minuta më vonë, Portugalia fitoi një 11 metërsh me Cristiano Ronaldon që nuk lëshon këso mundësi duke dyfishuar avantazhin.

Ronaldo, golin e “nokautit” për hungarezët e realizoi në minutën e dytë shtesë.

Portugalia tani është në vendin e parë në Grupin F me tri pikë, ndërkaq e mirëpret një barazim në takimin Francë – Gjermani që zhvillohet nga ora 21:00. /Demokracia.com

Të ngjashme