Sport
“Portieri ynë na la” – Trajneri turk emocionon botën, mes lotësh jep lajmin për vdekjen e lojtarit që mbeti nën rrënoja
Demokracia
17:22 | 07 Shkurt 2023

Share:

Bota e sportit dhe jo vetëm u tronditën pak më parë kur klubi turk Yeni Malatyaspor njoftoi për humbjen e jetës së portierit Ahmet Eyup Turkaslan pas tërmetit që goditi Turqinë një ditë më parë.

Lajmin e vdekjes tragjike të portierit e dha në transmetim direkt në një television edhe trajneri i të ndjerit, Yilmaz Vural i cili teksa jepte lajmin e hidhur “shpërtheu” në lot, shkruan Demokracia.com.

“Portieri ynë na la” – ishin ndër fjalët e trajnerit turk, njoftojnë mediat turke.


Mbi 5 mijë persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë mbetën të lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë, konkretisht pjesën juglindore të vendit.

Tërmeti i fuqishëm kishte magnitudë 7.4 ballë të shkallës rihter, ndërsa u ndje edhe në disa shtete fqinje, përfshirë Sirinë në të cilën gjithashtu mijëra njerëz humbën jetën./Demokracia.com/

Të ngjashme