Sport
Portieri me origjinë nga Kosova mund të bëhet portieri i parë i Dortmundit
Demokracia
19:29 | 06 Maj 2025

Share:

Në mediat gjermane ka pasur spekulime në lidhje me të ardhmen e portierit të Borussia Dortmund, Gregor Kobel, i cili mund të transferohet në Premier League.

Interesim për të ka nga Neëcastle dhe Chelsea.

Nëse kjo ndodh, Diant Ramaj, i cili u transferua në Dortmund nga Ajax për 5 milionë euro dhe u huazua te FC Kopenhagen për të fituar eksperiencë, mund të bëhet portieri i parë i ekipit.

Sidoqoftë, sipas raportimeve nga “Sport Bild” dhe “FussballTransfers”, Borussia Dortmund nuk e konsideron Ramajn si një zëvendësues të menjëhershëm të Kobel.

Drejtori sportiv, Sebastian Kehl ka theksuar se klubi dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Kobel dhe se Ramaj është një investim për të ardhmen

Të ngjashme