Sport
Portieri legjendar i danez i ashpër me UEFA-n pas vazhdimit të ndeshjes Danimarkë – Finlandë: Vendim i çmendur
Demokracia
14:30 | 13 Qershor 2021

Share:

Ndeshja e Grupit B ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës në “Euro2020” u ndërpre për shkak se Christian Eriksen ra pa ndjenja në fushë.

Mesfushori i Interit u raportuar se ka pësuar atak kardiak andaj ndeshje ishte ndërprerë, për të vazhduar pas dy orësh, shkruan Demokracia.com.

29-vjeçari, Eriksen u dërgua me urgjencë në spital e ku nga aty u raportua se është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Portieri legjendar i Kombëtares së Danimarkës, Peter Schmeichel ka kundërshtuar ashpër vendimin e UEFA-s për ta vazhduar atë ndeshje.

Sipas Schmeichel, vendimi nga UEFA ishte i çmendur, pasi lojtarët nuk ishin në gjendje të vazhdonin nga ajo që panë.

“Është një vendim i çmendur nga UEFA. Është dashur të përpiqeshin për një skenar tjetër dhe të tregonin pak dhembshuri, por nuk e bën këtë”, ka thënë Schmeichel në BBC.

“Do të ishin dy orët më të këqija në kohën time në futboll. Ndodh diçka e tmerrshme si ajo dhe UEFA u jep lojtarëve dy opsione, të dalin të luajnë apo të kthehen nesër në ora 12:00 e të vazhdojnë ndeshjen. Çfarë opsione janë këto? Rezultati i ndeshjes është plotësisht jorelevant. Si mund të luash?”  ka shtuar ai.

Përballja në fund përfundoi me fitore 0-1 të Finlandës. /Demokracia.com

Të ngjashme