Sport
Portieri i Trepçës humb ndjenjat në fushë në takimin kundër Besës
Demokracia
19:07 | 20 Shtator 2021

Share:

Silas Opoku është mbetur pa ndjenja pas një përplasje me futbollistin e Besës, Bilall Tagyollahu.

Në ndeshjen ku Besa dhe Trepça përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, portieri i Trepçës pësoi një lëndim në kokë gjatë minutës së 14-të.

Opoku ishte dalur për ta kapur topin, por kundërshtari nuk arriti ta frenoi shpejtësinë dhe e goditi në kokë.

Menjëherë ndërhyri stafi mjekësor i ekipit të Trepçes e më pas edhe ndihma e parë.
Opoku është dërguar në spitalin regjional të Pejës dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Përballja në mes të Besës dhe Trepçes u zhvillua sot në Brestovik të Pejës.

Të ngjashme