Anatoliy Trubin, portieri i Shakhtar Donetsk, nuk ka kursyar asgjë duke e quajtur presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin vrasës pas aksionit ushtarak në Ukrainë.
Trubin ka treguar për CNN se shumë civilë përfshirë fëmijët janë vrarë nga pushtuesit rusë.
“Më rrjedh gjak nga zemra. Shumë njerëz e fëmijë janë vrarë dhe nuk e kuptoj këtë”, tha fillimisht Trubin.
“Putini është një vrasës dhe nuk e kuptoj si është e mundur të ndodhë kjo”, deklaroi ai. /Demokracia.com