Sport
Portieri i njohur kosovar është lojtar i lirë, dy ekipe të Superligës së Kosovës pas tij
Demokracia
12:29 | 30 Maj 2022

Share:

Pas përfundimit të edicionit në Superligë e Ligën e Parë të Kosovës koha është në dispozicion të klubeve që synojnë përforcimet në afatin kalimtar të verës.

Disa nga futbollistët cilësor në vend janë ende të lirë, ndërsa shumë të  tjerë veçse kanë nisur bisedimet me klubet kosovare, raporton Demokracia.com.

Një nga portierët më me përvojë në Kosovë, Armend Blakçori është futbollist i lirë.

Demokracia.com merr vesh nga burime të afërta me lojtarin se ai është në kërkim të një ekipi dhe se ofertat për të kanë nisur prej kohësh.

Burimet i kanë thënë portalit se portieri tashmë ka në tavolinë dy oferta nga Superliga e Kosovës, megjithatë ai është i gatshëm të dëgjojë edhe oferta të tjera për të vendosur se cilat ngjyra do i mbrojë edicionin e ri.

Blakçori së fundmi mbylli aventurën e tij te Istogu, derisa gjatë karrierës së tij ka qenë “gardian” i portave të shumë prej klubeve me traditë në vend.

31-vjeçari gjatë viteve paraprake ka poseduar “recetën” se si të rikthehet me një skuadër në mesin e ekipeve më të mira në Kosovë, pasi para Ulpianës ai u inkuadrua dhe ndihmoi edhe tri ekipe të tjera drejt këtij synimi.

Feronikeli në vitin 2012, me Llapin tri vite më vonë dhe me Ferizajn në vitin 2018 ishin skuadrat që ai i ndihmoi drejt realizimit të objektivit./Demokracia.com/

Të ngjashme