Sport
Portieri i Milanit, Tatarusanu infektohet me koronavirus
Demokracia
13:34 | 03 Janar 2022

Share:

Milani njoftoi se portieri i skuadrës, Ciprian Tatarusanu është infektuar me koronavirus.

35-vjeçari ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në një testim të kryer në shtëpi, shkruan Demokracia.com.

Reprezentuesi rumun është në gjendje të mirë dhe do të vazhdojë periudhën e karantinës sipas udhëzimeve të marra nga autoritetet përkatëse shëndetësore.

AC Milan njofton se Ciprian Tătăruşanu rezultoi pozitiv me COVID-19 në një testim të kryer në shtëpi. Lojtari është mirë dhe do të vazhdojë periudhën e karantinës sipas udhëzimeve të marra nga autoritetet përkatëse shëndetësore”, thuhet në njoftimin zyrtar të “Rossonerëve”. /Demokracia.com/

Të ngjashme