Manchester United mund të humbasë një lojtar kyç të skuadrës verën e ardhshme.
Bëhet fjalë për portierin, Dean Henderson i cili raportohet se ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron largimin, njofton Daily Mail, shkruan Demokracia.com.
Klubi që ka shprehur interesim për shërbimet e 24-vjeçarit është Newcastle Unitedi që me pronarët e rinj pritet të “shpërthejnë” në merkato
Henderson luajti 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar teksa garoi për pozitën e titullarit me De Gean.
Por, një dëmtim e detyroi Hendersonin të tërhiqej nga skuadra e Agnlisë në “Euro2020”.
De Gea e ka rikthyer veten si numri një i portës te “Djajtë e Kuq”, me Hendersonin që pritet të largohet nga “Old Trafford”. /Demokracia.com