Portieri i Atalantës, Juan Musso, ka postuar aksidentalisht një foto të zhveshur në Instagram për të falënderuar të dashurën e tij pas kthimit nga Argjentina.
Anna Ariaudo, e dashura e 27-vjeçarit, mirëpriti Musso-n e kthyer nga detyra ndërkombëtare, duke blerë disa tullumbace të cilat i vendosi në dhomën e ndenjes së shtëpisë së tyre në Bergamo, shkruajnë mediat italiane, përcjell Demokracia.com.
Musso dukej vërtet i lumtur dhe vendosi të ndante foton në tregimet e tij në Instagram.
Problemi është se një nga pasqyrat në dhomë e pasqyronte portierin krejtësisht të zhveshur teksa po bënte foton.
Shumë shpejt u bë virale në rrjetet sociale, ndaj argjentinasi e fshiu atë, duke postuar një të re ku kishte veshur një bluzë dhe pantallona.
“Këtu është fotografia e saktë,” shkroi ai, duke shtuar emoji për të qeshur.
Edhe e dashura e tij e ka shpërndarë foton duke shtuar komentin e saj: “Për fat, të dua shumë”./Demokracia.com/