Portieri në pronësi i Arsenalit, Runar Alex Runarsson, është dërguar me urgjencë në spital pas një përplasjeje të tmerrshme në fushë.
26-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë në kokë në humbjen 4-1 të skuadrës së Leuvenit ndaj Club Brugges të mërkurën mbrëma, përcjell Demokracia.com.
Ai vrapoi për të mbledhur një top, por u përplas me gjurin e sulmuesit të Brugge, Noa Lang.
Ndihma e stafit mjekësor ishte e domosdoshme të cilët intervenuan menjëherë duke e fashuar kokën e portierit islandez.
“Gardianit” pasi iu ndal paksa gjakderdhja për shkak të plagës u dërguar me urgjencë në spital.
26-vjeçari aktualisht është në huazim për një sezon te klubi belg OH Leuven.
Ndërsa në pronësi të Arsenalit, Runarsson është që nga viti 2020 kur iu bashkua nga skuadra franceze e Dijonit. /Demokracia.com/