Sport
Portali irlandez me një shkrim interesant para ndeshjes me Kosovën
Demokracia
15:30 | 09 Qershor 2022

Share:

Kosova sonte përballet me Irlandën e Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja nis nga ora 20:45 derisa mysafirët po shpresojnë se pikërisht në stadiumin “Fadil Vokrri” do t’i japin fund ecurisë negative që kanë.

Irlanda e Veriut nuk ka fituar në 12 ndeshje në Ligën e Kombeve, katër prej tyre datojnë para kohës së Baraclough.

“Me fat ndeshja e 13-të? Vizitorët kanë cilësinë për t’i dhënë fund një ecurie tronditëse në këtë garë.

Ajo që u nevojitet është plani i duhur për ta bërë atë.

Do të jetë magjepsëse të shohësh se si Baraclough e luan këtë me përzierje të gjeneratës, rinisë dhe futbollistëve me përvojë”, shkruan mes të tjera media e Irlandës së veriut”, belfasttelegraph”.

Ballafaqimi mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut, luhet në kuadër të xhiros së tretë të Ligës C të Kombeve. /Demokracia.com

Të ngjashme