Lajme
Porosia e Ilir Dedës: Nëse përnjëmend e doni Kosovën ndërrojeni Albulena Haxhiun
Demokracia
21:46 | 15 Maj 2025

Share:

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot i ka takuar liderët e partive politike në përpjekje të gjetjes së një zgjidhje adekuate për zhbllokimin e situatës politike në Kuvend.

Nga takimi me shefen e shtetit, nuk pati ndonjë zgjidhje konkrete.

Kjo temë u diskutua nga mysafirët e ftuar në emisionin Rubikon.

Analisti Ilir Deda, pati kritika të ashpra për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për të cilin tha se ka mungesë të përgjegjësisë.

“Mua më është gërrditur vetja të flas për ngërçin politik, po më vjen mundim se lërë më ta shoh çdo 48 orë”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Deda tha se duke i parë sjelljet e deputetëve të VV-së “më vie të bërtas “zgjedhje të reja sa më shpejt””.

Ndër të tjera ai theksoi se nëse përnjëmend partia e parë e do Kosovën, ta ndërrojë Albulena Haxhiun.

Ndiqeni deklarimin e plotë të Ilir Dedës:

Të ngjashme