Lajme
Porosia e Edi Ramës: Më herët se vonë, të gjithë do ta mbështesin “Open Balkan”
Demokracia
17:07 | 03 Gusht 2021

Share:

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina po refuzojnë të bëhen pjesë e iniciativës “Open Balkan” nisur nga Edi Rama, Zoran Zaev e Aleksandër Vuçiq.

Krerët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë po e përkrahin këtë nismë, duke thënë se është e ardhmja e përbashkët e Ballkanit Perëndimor, përcjell Demokracia.com.

Lidhur me këtë, sot është deklaruar sërish kryeministri Edi Rama, i cili ka thënë se herët a vonë “këtë do ta mbështesin të gjithë”.

“Open Balkan është e ardhmja e përbashkët europiane e rajonit tonë dhe më herët se vonë, këtë do ta kuptojnë e do ta mbështesin të gjithë”, thuhet në një postim të Ramës në Instagram.

Ndërkohë, edhe në takimin e javës që lamë pas, Rama pati mesazhe lidhur me kundërshtimet që po i bëhen e sidomos nga Kosova.

Rama tha se nuk e kupton se pse kryeministri Albin Kurti po e kundërshton një nismë të tilla, ndërsa nga Qeveria e Kosovës deklaruan se nuk i përkrahin nismat e Novi Sadit./Demokracia.com/

Të ngjashme