Një shtetas rus, 44 vjeç u arrestua në Rovinj nën dyshimin se ka kryer krimin e shfrytëzimit të fëmijëve për pornografi, ka njoftuar policia në Istria.
Policia ka vepruar menjëherë, pasi një person po filmonte fëmijët e zhveshur në plazh.
Gjatë sekuestrimit të aparateve celularë që mbante rusi, i janë gjetur edhe materiale, që janë kompromentuese dhe inkriminuese.
Pas hetimeve, 44-vjeçari është dërguar në paraburgim në Istria.
Rusi mund të përballet me pesë vjet burg, në rast se dënohet.