Lifestyle
Pornhub me mision për të shpëtuar planetin
Demokracia
20:35 | 27 Janar 2021

Share:

Në vitet e fundit, Pornhub ka përfituar nga suksesi i shumë fushatave të rëndësishme përfshirë këtu ndihmën gjatë pandeminë Covid, mbështetjen e kinemasë së pavarur, ofrimin e edukimit seksual dhe inkurajimin për të votuar. Tani, fushata e tyre e re ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit, tranmeton Demokracia.  

Fushata 30-ditore përfshin një kanal të ri të videove ku modelet Pornhub ofrojnë udhëzime alternative se si të jeni më të qëndrueshëm. Këto përfshihet: zvogëlimi i mbeturinave të ushqimit, kursimi i ujit dhe energjisë elektrike dhe riciklimin.

Çdo shikim i kanalit Pornhub do të kthehet në fonde, të cilat do të dhurohen në “2030 or Bust”, një iniciativë që mëson njerëzit se si të ulin gjurmët e tyre të karbonit.

“Ne jemi entuziast për të edukuar njerëzit në një mënyrë kuptimplotë që nuk do të ndërhyjë në rutinën e tyre të zakonshme në Pornhub”, tha Kira Noir, një ambasadore e markës Pornhub në një njoftim për shtyp.

“Kombinimi i dy gjërave që njerëzit me të vërtetë i pëlqejnë – që janë seksi dhe qëndrueshmëria – kishin kuptimin më të madh në krijimin e iniciativës tonë “Sexstainable”.

“Është e rëndësishme për të gjithë ne të bashkohemi… fjalë për fjalë… për të ndihmuar në shpëtimin e Nënës Tokë”./Demokracia.com

Të ngjashme