Lajme
Polonia ka dërguar tanke në Ukrainë, thotë kryeministri polak
Demokracia
21:54 | 25 Prill 2022

Share:

Kryeministri polak. Mateusz Morawiecki ka thënë se qeveria e tij ka dërguar tanke në Ukrainë.

Gjatë një interviste me transmetuesin privat Polsat News, Morawiecki u pyet nëse Polonia ka dërguar ose do të dërgojë tanke në Ukrainë.

Ai u përgjigj “po”, pa dhënë më shumë detaje, transmeton Klankosova.tv.

Morawiecki tha se do të tregojë më shumë informacione “në kohën e duhur”, por për momentin se ai nuk do të zbulojë se sa tanke janë furnizuar për shkaqe sigurie.

Prej disa javësh, është përfolur se Polonia ka furnizuar Ukrainën me tanke T-72 të epokës sovjetike.

Ministria e Mbrojtjes kishte refuzuar të komentojë lidhur me këtë. Morawiecki tha se çështja e furnizimit të Polonisë në Ukrainë me avionë luftarakë të epokës sovjetike MiG-29 tani është “mbyllur”.

 

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2024