Lajme
Polonia i jep fund marrëveshjes energjetike 30 vjeçare me Rusinë
Demokracia
11:57 | 23 Maj 2022

Share:

Qeveria e Polonisë i ka dhënë fund një marrëveshje 30-vjeçare me Rusinë për furnizimet me gaz dhe infrastrukturën,

Kështu ka njoftuar të hënën ministrja e klimës së Polonisë, Anna Moskwa.

“Polonia denoncon marrëveshjen ndërqeveritare të gazit të vitit 1993 mbi Yamal tubacionin”, shkroi Moskwa në Twitter.

“Agresioni rus kundër Ukrainës konfirmoi korrektësinë e qeverisë polake në drejtim të pavarësisë së plotë nga gazi rus. Ne e kemi ditur gjithmonë se Gazprom nuk është një partner i besueshëm”, shtoi ajo, shkruan CNN.

Marrëveshja përfshinte furnizimin me gaz nëpërmjet tubacionit Yamal dhe ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës në lidhje me tranzitin e gazit përmes Polonisë. Që nga e diela, Lituania ka shkurtuar plotësisht importet e furnizimeve ruse të energjisë duke përfshirë naftën, energjinë elektrike dhe gazin natyror.

Vendimi erdhi një ditë pasi Rusia ndaloi eksportet e saj të gazit natyror në Finlandë.

Polonia dhe Bullgaria ndërprenë  eksportet në fund të prillit për shkak se nuk pranuan të bënin pagesa në monedhën ruse – një veprim që udhëheqësit e BE-së e përshkruan në atë kohë si “shantazh” nga Moska.

Të ngjashme