Sport
Polonia e pafuqishme, kombëtarja e parë që eliminohet nga Euro 2024
Demokracia
23:42 | 21 Qershor 2024

Share:

Pas rezultateve të së premtes mbrëma në grupin D, Polonia është kombëtarja e parë që eliminohet nga Evropiani.

Polonia këtë të premte pësoi humbjen e dytë, duke u mposhtur nga Austria me rezultat 3 me 1.

Ndërkaq, Holanda dhe Franca kanë barazuar pa gola në duelin e tyre.

Me këtë barazim, Holanda është e para me katër pikë, aq sa ka Franca në pozitën e dytë.

Holanda në ndeshjen e fundit të grupit do të përballet me Austrinë që është në pozitën e tretë me tre pikë.

Franca do të përballet me Poloninë që ka zero pikë.

Të ngjashme