Lajme
“Politike dhe ekonomike”| Borrell i përshkruan masat që mund të merren nëse nuk shtensionohet situata në veri
Demokracia
18:10 | 26 Qershor 2023

Share:

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell i ka përmendur sërish masat sanksionuese ndaj Kosovës , të cilat tha se mund të merren në rast se nuk ka përparim në shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Borrell tha pas një diskutimi me ministrat e jashtëm të BE-së se ato kanë kërkuar zgjedhje të reja në veri, me pjesëmarrjen e serbëve.

“Masat do të godasin aspektet politike dhe ekonomike të marrëdhënieve tona”, tha Borrell në një konferencë për media.

Ai tha se po punojnë dhe se do të fillojnë të shohin “se çfarë masash mund të merren në rast se përfundimisht nuk arrijmë një marrëveshje për shpalljen e zgjedhjeve”.

Të ngjashme