Ish-ministrja e Qeverisë së Skocisë, Margaret Curran, përmes një reagimi në profilin e saj zyrtar në “twitter”, ka shkruar për vizitën e saj që ka pasur sëfundi në Kosovë.
Curran thotë se në çdo vend që ka shkuar, njerëzit e kanë falendëruar Mbretërinë e Bashkuar dhe Tony Blairin për intervenimin e NATO-së në Kosovë, intervenim ky që ka ruajtur shumë jetëra, raporton Express.
Curran thotë se në Kosovë, Blair shihet si figura kyçe e ndaljes së brutalitetit të Sllobodan Millosheviqit dhe shtetit serb.
“E kthyer së fundmi nga Kosova. Kudo që shkova njerëzit falënderuan Mbretërinë e Bashkuar dhe Tony Blair për ndërhyrjen që shpëtoi shumë jetë. Ata e shohin atë si një figurë vendimtare për t’i dhënë fund brutalitetit të ushtruar ndaj tyre”, ka shkruar ajo.
Returned recently from Kosovo. Everywhere I went people thanked the UK and Tony Blair for the intervention that saved so many lives. They see him as a crucial figure in ending the brutality perpetrated against them.
— Margaret Curran (@Margaret_Curran) June 2, 2022