Lajme
Politikania ukrainase tregon pse pushtuesit rusë po i zhveshin burrat
Demokracia
14:57 | 19 Mars 2022

Share:

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppar, ka thënë se okupatorët rusë po i detyrojnë burrat ukrainas t’i heqin bluzat e tyre për t’i kontrolluar nëse kanë tatuazhe me simbolika nacionaliste në trupat e tyre.

Dzheppar në një postim në rrejtin social “Twitter”, ka shkruar se kjo po ndodh në qytetin e rrethuar të Mariupolit, përcjell Demokracia.com.

“Okupatorët rusë zhvishen burrat ukrainas për të kontrolluar për tatuazhe nacionaliste në trupat e tyre gjatë daljes nga Mariupoli i rrethuar”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se qyteti i Mariupolit u bombardua nga forcat ruse në ditën kur filloi pushtimi, më 24 shkurt dhe që nga ajo ditë vazhdon të jetë i rrethuar./Demokracia.com/

Të ngjashme