Intervista
Politikania serbe: Ja ç’do ndodh nëse Kurti nuk e bën Asociacionin e Komunave serbe
Demokracia
11:52 | 22 Prill 2023

Share:

Politikania Vesna Peshic tha se është urgjente që propozimi franko-gjerman të pranohet në propozimin e Ohrit dhe të zbatohet. Sipas saj nëse kjo nuk ndodh mund të ketë një konflikt tjetër në Evropë gjë që do jetë në favor të Rusisë, ndaj theksoi ajo, Kurti duhet të bëjë Asociacionin e komunave Serbe.

“Mirë. Z. Vuçiq pas Ohrit tha gjithashtu që ra dakord dhe e pranonte zbatimin e propozimit franko-gjerman. Ra dakord me gjithçka që u shkrua në Ohër. Por kur e lexova Marrëveshjen e Ohrin, problemi është se, së pari, e gjitha filloi, siç thatë edhe ju, sepse kishte gjithë kohës njëfarë mundësie konflikti mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj përmendët Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë dhe shumë vende të tjera evropiane, në BE, që donin ta parandalonin dhe ishte urgjente. Sepse donin të parandalonin mundësinë e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës, sidomos në këtë situatë gjeopolitike, ku kemi luftën e tmerrshme të invazionit te Rusisë kundër Ukrainës.

Kam dyshimet e mia, nuk e kam lexuar në gazetë, por unë dyshoj se ne kemi organizata paraushtarake në Kosovë dhe dhe Wagnerin në Beograd; nuk e di nëse është plotësisht e vërtetë, por kam dyshime se mund të jetë kështu, disa njerëz po thonë kështu. Kemi edhe diplomatët rusë dhe nga ambasada të tjera evropiane, nuk e di saktësisht nga cilët vende, por të gjithë erdhën në ambasadën e Beogradit. Prandaj, ne kemi edhe televizionin “Rusia sot”, dhe ne jemi vendi i vetëm që ka propagandën ruse që mund të dëgjohet, unë për vete s’e dëgjoj, por e kemi.

Dyshoj se mund të jetë në favor të z. Putin nëse ka një konflikt tjetër në Evropë, që do të jetë mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj është urgjente që propozimi franko-gjerman të pranohet në propozimin e Ohrit dhe të zbatohet. Tani shohim që kemi disa konflikte në Kosovë nga policia, kanë rrahur serbët e me radhë. Por tani kuptoj tani se ne presim që z. Kurti, kryeministri, ta beje Asosacionin e Komunave me Shumice Serbe, dhe kur ai ta bëjë, është njëfarë realizimi i propozimit të Ohrit”, tha Vesna Peshic për “Balkan Talks” në Euronews Albania.

Të ngjashme