Lajme
Politikani serb, Ponosh: Me sulmin në Banjskë, Vuçiq e futi Kosovën në NATO
Demokracia
08:56 | 25 Tetor 2023

Share:

Kryetari i Partisë Qendra e Serbisë Zdravko Ponosh, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i denjë për një monument në Prishtinë, gjatë jetës së tij, sepse bëri atë që nuk e bëri as NATO me bombardimet.

“Atij nuk i mjaftoi që i tërhoqi të gjitha kompetencat e Serbisë nga Kosova, por e futi Kosovën në NATO me stuhi në Banjskë”, tha Ponosh për gazetën Danas, transmeton FrontOnline, duke reaguar ndaj sulmeve të drejtuara ndaj tij nga Vuçiq.

Siç ka thënë Ponosh, pasi të përfundojë e gjithë kjo, Vuçiq do të mbahet mend si kumbari i hyrjes së Kosovës në NATO dhe atë nga pozita e presidentit të Serbisë.

“Nuk e kuptoj pse Vuçiq si president i vendit merret me listën zgjedhore të opozitës. Ai premtoi të ndihmonte SNS. Nuk munden pa ndihmën e tij, opozita mundet”, tha kryetari i partisë Srce, për deklaratën e Vuçiqit se e di se Ponoshi do të jetë i pari në listën e opozitës të mbledhur rreth emrit “Serbia kundër dhunës”.

Të ngjashme