Lajme
Politikani serb: Më vjen turp nga fjalimi i djathtë dhe autokratik i Ana Bërnabiq në KS të OKB-së, jam krenar me Vjosa Osmanin
Demokracia
08:09 | 24 Tetor 2023

Share:

Sekretar i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euro-Atlantike njëherit edhe politikan në Serbi, Boban Bogdanoviq, në një reagim në rrjetin social “X”, ka thënë se mbrëmë si serb, atij i ka ardhur turp nga Ana Bërnabiq gjatë paraqitjes së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ai fjalimin e kryeministres serbe e ka quajtur të djathtë dhe autoratik.

Derisa është ndjerë krenar me krejt atë çka paraqiti e çka tha presidentja e Kosovës Vjosa Osmani para anëtarëve të KS e OKB-së.

“Si serb dhe qytetar i Republikës së Serbisë, më vjen turp nga fjalimi i djathtë dhe autokratik i Ana Bërnabiq në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Si qytetar i Evropës, jam krenar për fjalimin demokratik të Presidentes Vjosa Osmani”, ka shkruar Bogdanoviq në X.

Të ngjashme