Lajme
Politikani serb: Dashuria e jetës së Albin Kurtit ishte një serbe
Demokracia
17:56 | 09 Shkurt 2023

Share:

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka ngritur disa pretendime në lidhje me kryeministrin Albin Kurti, në një paraqitje të tij në televizionin serb “Tv Happy”. Sipas tij, shefi i Qeverisë së Kosovës ka qenë në lidhje dashurie me një serbe për rreth pesë vite.

Politikani properëndimor fillimisht, ka thënë se dëshiron të vizitojë Kosovën.

“Dëshiroj të shkoj në Kosovë. Kam qenë atje moti. I kam njohur të gjithë. Ne e kemi vrarë një njeri të mrekullueshëm, Fehmi Aganin. Nuk na pëlqeu Rugova.” – ka thënë ai.

Këtu, moderatori i emisionit Milomir Mariq, ka thënë se “këtë e ka thënë Azem Vllasi”.

Pas kësaj deklarate, Jovanoviq thënë se Kurti “nuk është problematik”, fillimisht, duke e përmendur një lidhje të tij me një qytetare serbe për rreth pesë vite.

“Po themi Kurti është problematik. Pse është problematik djali? Dashuria e jetës së tij ka qenë një serbe me të cilën ka qenë pesë vjet në lidhje, mos të tregoj se për kë bëhet fjalë.” – tha ai.

Gazetari duke komentuar këtë çështje, pretendoi se bëhet fjalë për vajzën e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Çka ka lidhje vajza e kujt ka qenë?” – është përgjigjur Jovanoviq, përcjell Nacionale.

Ndërkaq, Mariq vijoi duke thënë: “Se ajo është vajza e Zoran Sokoloviqit”.

Megjithatë, Jovavoiq ka vazhduar duke lënë se të kuptohet se nuk ka rëndësi për kë bëhet fjalë.

“Çka ka lidhje vajza e kujt është? Edhe ai është në problem si ne. Edhe ai është nën presion, siç jemi ne nën presion.” – u shpreh Jovanoviq.

Diskutimin mes politikanit serb dhe moderatorit, mund ta ndiqni nga minuta 14.57.

Të ngjashme