Lajme
Politikani i njohur boshnjak kryen operim, e njofton publikun i shtrirë nga spitali
Demokracia
13:28 | 18 Maj 2022

Share:

Anëtari kroat në Presidencën e Bosnjë dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka njoftuar për një operacion që i është nënshtruar në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës.

Komshiq ka treguar se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në shtyllën kurrizore për tre orë rresht, meqë si rezultat i ngushtimit të kanalit kurrizor ka pasur dhimbje të forta dhe të vazhdueshme.

“Gjithçka shkoi sipas planit dhe ndihem mirë dhe sipas vlerësimeve të mjekut do t’i rikthehem shumë shpejt aktiviteteve dhe obligimeve të rregullta”, ka shkruar Komshiq.

“Falënderoj mjekët, stafin mjekësor dhe menaxhmentin e QKUS për profesionalizmin dhe kujdesin e tyre të jashtëzakonshëm. Faleminderit për urimet dhe mbështetjen tuaj”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme