Lajme
“Politikane përçarëse”| Agim Veliu i “qepon” Lumir Abdixhikut për Vjosa Osmanin
Demokracia
13:40 | 09 Qershor 2022

Share:

Ish-ministri dhe deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka publikuar një shkrim kundër kryetarit të partisë Lumir Abdixhikut.

Veliu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Abdixhikut i është dashur një vit që ta pranojë se Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve, përcjell Demokracia.com.

“Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme!”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Veliut:

Është dashur të kaloj një vit që Lumiri ta pranojë se Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve.

E tha se me presidenten ka vetëm një komunikim institucional.

Shumë normale kjo.

Derisa e bëri presidente kishte komunikime të përditshme.

Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme!

Nuk është për t’u habitur pse Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas asaj thënies “E kapërceva lumin…”

Fundja, askush nuk ka pritur se do të ndryshojë Vjosa, që ka shkëlqyer si politikane përçarëse dhe konfliktuoze, deri në përpjekjen për shkatërrimin e partisë që e rriti./Demokracia.com/

Të ngjashme