Lajme
Politika e jashtme totalisht e dështuar, Osmanit i duket se po e rienergjizojnë
Demokracia
14:09 | 11 Prill 2022

Share:

Janë bërë më shumë se një vit që Kosova nuk e ka siguruar asnjë njohje të shtetësisë.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e liderë të tjerë kosovarë nuk e kanë zhvilluar asnjë takim me mikun më të madh të kosovarëve, presidentin amerikan Joe Biden.

Ambasadat e Kosovës për muaj të tërë ishin pa ‘zot shtëpie’, sepse me t’u bërë Osmani presidente dhe Gërvalla kryediplomate i shkarkuan pothuajse të gjithë ambasadorët. E pas ambasadorëve, Gërvalla ka nisur edhe shkarkimin e diplomatëve.

Në Kosovë vijnë rrallë mysafirë të huaj. Edhe liderët e Kosovës më shumë i kanë gjetur dyert e hapura në Turqi e Greqi, shkruan Demokracia.com.

E krejt këto po shihen si suksese nga presidentja Vjosa Osmani.

Ajo në një komunikim me qytetarët në Instagram, ka thënë se politika e jashtme ka marrë energji të reja dhe se Kosova kurrë nuk ka pasur imazh më të mirë në botë.

“Deri më tani kemi arritur ta rienergjizojmë politikën e jashtme dhe të dëgjohet zëri i Kosovës kudo, në çdo takim e forum ndërkombëtar. Fatkeqësisht sfidat janë të mëdha, por Kosova asnjëherë s’ka pasur imazh më të mirë në botë. Ashtu siç ka thënë Presidenti Biden: Kosova vazhdimisht gjatë këtij viti ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

Faktikisht, Osmani dyert e hapura nëpër botë më shumë i kishte kur përkthente për të tjerët, se tani si presidente. /Demokracia.com/

Të ngjashme