Lajme
Policisë i shtohen edhe 445 pjesëtarë të rinj
Demokracia
10:28 | 18 Prill 2024

Share:

Policia e Kosovës nga sot do të ketë edhe 445 policë të rinj.

Sot u diplomua gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës, transmeton Demokracia.com

Nga 445 policë që diplomuan sot, 345 janë djem dhe 100 vajza. 357 janë shqiptarë, ndërsa 88 prej tyre janë nga komunitetet jo shumicë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës, ka thënë se “Kosova rri mbi shtyllat e progresit të vazhdueshëm social, ekonomik e kulturor në njërën anë dhe një vendi të sigurte dhe euroatlantik në anën tjetër”.

“Vendit tone do t’i shtohen edhe 445 policë të rinj të cilët do të shërbejnë gjithandej nëpër Kosovë, duke i dhënë një bazë përforcuese kolegeve tjerë policë. Nga 445 policët që diplomojnë sot, 345 janë djem, 100 vajza. 357 shqiptar dhe 88 nga komunitetet jo shumicë. Kosova rri mbi shtyllat e progresit të vazhdueshëm social, ekonomik e kulturor në njërën anë dhe një vendi të sigurte dhe euro atlantike në anën tjetër. Respektoni dhe nderoni uniformen dhe punën tuaj”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës vazhdon të jetë një nga institucionet më kredibile në vend dhe ndër më profesionalet në rajon dhe Evropë./Demokracia.com/

Të ngjashme