Lajme
Policia: Zyrtari policor i plagosur është jashtë rrezikut për jetën
Demokracia
17:04 | 22 Nëntor 2023

Share:

Një grabitje e armatosur si në filma ka ndodhur pasditen e sotme në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe hajnave.

Për pasojë, një zyrtar policor ka mbetur i plagosur.

Policia ka konfimruar se polici e ka marrë tretmanin mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth ores 15:45 Eshtë marrë informate së në Suhareke ne një argjentari është një grabitje me armë ne zhvillim e sipër. Patrullat policore të Stacionit të policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në vendngjarje”.

“Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marr tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes”.

Të ngjashme