Lajme
Policia zbulon shkakun e aksidentit që la 18 persona të lënduar në Klinë
Demokracia
10:04 | 21 Mars 2022

Share:

18 persona, në mesin e tyre edhe 3 fëmijë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së dielës mes katër veturave në Grabanicë të Klinës.

Në raportin e Policisë thuhet se të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ku shtatë prej tyre janë ndaluar për trajtim mjekësorë, ndërsa 11 të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar, përcjell Demokracia.com.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Fsh. Grabanicë, Klinë , 20.03.2022-19:00. Ka ndodhur  një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër (4) vetura. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën,  nga pakujdesia ka goditur tri vetura të cilat ishin duke lëvizur në kahjen e kundërt. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar 18-persona (meshkuj dhe femra kosovarë), tre prej tyre fëmijë të moshave të ndryshme”.

Më tej Policia ka njoftuar se të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ku shtatë prej tyre janë ndaluar për trajtim mjekësorë, ndërsa të lënduarit tjerë (11) pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Sipas tyre rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/

Të ngjashme