Sipas kreut të policisë kombëtare në Ukrainë, Ihor Klymenko, rreth 1200 trupa, përfshirë ata të gjetur në varreza masive, nuk janë identifikuar ende.
Ai bëri të ditur se rreth 75% e të vdekurve janë burra, rreth 2% janë fëmijë dhe pjesa tjetër janë gra.
Në një intervistë për Interfax, Klymenko tha po ashtu se policia ka hapur procedime penale për vdekjen e më shumë se 12,000 ukrainasve.