Lajme
Policia tregon shkakun e aksidentit me vdekje në Bibaj të Ferizajt
Demokracia
09:04 | 31 Korrik 2022

Share:

Një shofer i një kamioni ka vdekur dje si pasojë e një vetakasidenti të ndodhur në Bibaj të Ferizajt, duke hyrë në autostradë.

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe është rrokullisur, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Fsh. Bibaj, Ferizaj 30.07.2022-09:41. Viktima mashkull  kosovar derisa ka qenë duke drejtuar kamionin,  duke hyrë në autostradën, dyshohet se  nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes  dhe është rrokullisur. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Në vend ngjarje kanë edhe dalë njësitet përkatëse  policore, emergjenca dhe zjarrfikësit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme