Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti ku vdiqën shoferët e dy veturave në Malishevë
Demokracia
09:42 | 01 Prill 2022

Share:

Policia ka dhënë detaje për aksidentin me dy viktima dje në Drenoc të Malishevës.

Në raportin 24 orësh, Policia ka treguar se si erdhi deri tek aksidenti fatal.

“Dy vetura me targa vendore me drejtues dy meshkuj kosovarë, janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Deri te aksidenti kishte ardhur kur njëra nga veturat e involvuara, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, kishte dal në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe ishte ndeshur me veturën e cila ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt. Si pasoj e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve”, ka bërë të ditur Policia.

Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për autopsi.

Të ngjashme